Serbi i dorëzohet boksierit nga Kosova

Boksi

Serbi i dorëzohet boksierit nga Kosova

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 14:53
Me të kuqe boksieri i Kosovës, Kushtrim Veseli

Në qytetin e Vjenës ka qenë një spektakël i madh i boksit ku u ndeshën përfaqësuesja e Austrisë dhe ajo e Serbisë. Në formacionin e mikpritësve tek juniorët ishte edhe shqiptari nga Kosova Kushtrim Veseli i cili nuk i dha aspak hapësirë serbit Mutiç që ta rrezikoj. Andaj edhe të njëjtin e nokautoj qysh në raundin e tretë.

‘’Gjithnjë kur kam përball një serb motivi im është i madh andaj edhe e mposhta të njëjtin duke mos i lënë hapësirë aspak të më rrezikoj. Kam pasur në këtë ndeshje shumë përkrahës që dua publikisht ti falënderoi”, deklaroi Veseli për “Arena Ring”. Ndryshe, ky djalosh ushtron në BC Bounce dhe gjatë karrierës së tij ka qenë dy herë kampion i Austrisë për kategorinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat