Wilder: Joshua ka nevojë për mua dhe Amerikën për t’u bërë i famshëm

Boksi

Wilder: Joshua ka nevojë për mua dhe Amerikën për t’u bërë i famshëm

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 16:55
Deontay Wilder

Deontay Wilder vazhdon të thumbojë Anthony Joshua, të dy boksierë kampionë bote në peshat e rënda, duke i kërkuar një duel kampionit britanik. Por, mbi të gjitha, sfida duhet të zhvillohet në Amerikë, aty ku dhe boksi është një kult dhe ku fama e këtij sporti është më e madhe. Kështu mendon Wilder, kampion bote në kategorinë WBC, që më 4 nëntor do të mbrojë titullin ndaj kanadezit Stiverne Bermane. Ndërsa Joshua, një javë më herët (më 28 tetor) do të përballet me bullgarin Kubrat Pulev, ku do të mbrojë titujt kampionë vote në kategoritë IBF dhe WBA.

“Për të qenë një boksier global, i njohur, duhet të bësh emër në Amerikë. Ju garantoj se Joshua nuk është aspak i njohur dhe i famshëm sa ai mendon, pasi këtu, në Amerikë, nuk e njeh askush”, ka thënë boksieri amerikan Deontay Wilder. Ai ka konfirmuar edhe një herë idenë e tij për t’u përballur vitin e ardhshëm, një duel që do të sillte edhe unifikimin e titujve kampionë bote në peshat e rënda, shkruan telesport.

“Do të ishte një duel i madh edhe pse Joshua nuk është i njohur në Amerikë. Britania e Madhe ka madhësinë e Teksasit, të një shteti në Amerikë dhe njerëzit nuk e kanë idenë se kush është Joshua. Duke dueluar me mua do të bëhet më i njohur”, tha Wilder, që më tej shtoi: “Menaxheri i Joshua ka thënë se mund të më mundë brenda 3 raundesh. Atëherë ejani ta bëjmë këtë sfidë dhe të shohim se kush fiton”, tha Wilder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat