Hearn: Pas duelit me Pulev, sfida e radhës do të jetë në Las Vegas

Boksi

Hearn: Pas duelit me Pulev, sfida e radhës do të jetë në Las Vegas

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 19:06
Pamje nga një meç

Eddie Hearn, promotori i boksierit britanik Anthony Joshua, ka deklaruar se vitin e ardhshëm kampioni i botës në peshat e rënda do të debutojë në Las Vegas, ku pritet të zhvillojë sfidën e tij të parë jashtë Britanisë së Madhe. Joshua, kampion bote në peshat e rënda në kategorinë IBF dhe WBA, do të mbrojë më 28 tetor titujt kampionë bote në peshat e rënda ndaj bullgarit Kubrat Pulev. Pas kësaj sfide, britaniku pritet të “transferojë ringun” në Las Vegas, ku ende nuk ka zhvilluar asnjë përballje.

Lajmin e ka konfirmuar Hearn, që tha: “Pas duelit me Pulev, sfida e radhës do të jetë në Las Vegas. Më pas, do të kërkojmë unifikimin e titujve kampionë në peshat e rënda. Ndoshta do të duelojmë me Wilder gjysmën e dytë të 2018-ës, pasi të jemi mësuar edhe me Las Vegasin”, tha Hearn, që nuk ka hedhur poshtë edhe mundësinë e një duel në Lindjen e Mesme, ku Joshua ka shumë kërkesa dhe të ardhura më të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat