Selmani ndeshet për titull SPF

Boksi

Selmani ndeshet për titull SPF

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 12:27
Gëzim Selmani

Gëzim Selmani një emër i respektuar në Gjermani dhe një sportist i madh dhe me zemër humane. I lindur në Gjermani, por tetë vitet e para të jetës i ka kaluar në vendlindjen e të parëve të tij, në Kabash. Me sport ka filluar në moshë të re dhe hapat e para i kishte marrë në Frankfurt tek Andi ku qëndroi 2 vite. Më pas ai kalon tek legjenda e këtij sporti Mirdi Limani, kurse pas gjashtë viteve e bën edhe një transferim, por tani tek klubi i mirënjohur Steko ku edhe fitoi titullin Internacional 2012. Tani ai ka konfirmuar se do të ndeshet për titull SPF të Evropës edhe atë në eventin humanitar SPF që do të zhvillohet në Ferizaj më 29 dhjetor, ku organizator është Mustaf Kicaj dhe promotor Avdyl Salihu.

“Për mua kjo ndeshje ka vlerë shumë të madhe sidomos kur e njëjta do të zhvillohet në Kosovën time para familjes dhe atdhetarëve të mi. Falinderoi promotorin Avdyl Salihu dhe organizatorin Mustaf Kicaj që po ma japin këtë mundësi kurse unë do të bëj çmos që të marr këtë titull. Nga ana tjetër, ajo që më shtyri është edhe fakti se duhet ndihmuar të varfrit edhe me kësi lloj organizimesh por edhe dua ti motivoj sportistët e ri që të merren sa më shumë me sport”, deklaroi Selmani, i cili u shpreh optimist se së shpejti do të ndeshet edhe për titull bote. “Për evenimentin në Ferizaj jam duke ushtruar maksimalisht. Prej natyrës jam shumë i qëndrueshëm dhe besoj se do ta shkatëroj kundërshtarin tim. Me një fjalë do ta nokautoj kush do që të jetë, andaj mezi po pres që të vjen kjo ditë e gëzuar për mua”, pohoi Gëzimi për “ArenaRing”. Ndryshe, cekim se kosovari deri tani ka 24 ndeshje ku prej tyre 4 humbje dhe tre barazime (13 KO). Ai ka zhvillu shumë ndeshje të fuqishëm me kundërshtar të fortë kurse shtetet që është paraqit më së shumti ishin Franca, Gjermania e Holanda. Ai në fund apelon që sa më shumë shikues që të vijnë në këtë spektakël sepse edhe ai ka nevojë për mbështetjen e tij, por edhe vet organizatorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat