Joshua jep premtim të madh para meçit me Takam

Boksi

Joshua jep premtim të madh para meçit me Takam

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 18:05
Anthony Joshua

Anthony Joshua do të ndeshet me Carlos Takam në stadiumin Principality të Kardifit, ditën e shtunë.

Takam do të ndeshet me kampionin e botës sepse kundërshtari fillerstar, Kubrat Pulev u tërhoq nga meçi, pas një lëndimi.

Joshua mendon se dueli me Takam do të jetë më interesant, se sa që do të ishte ballafaqimi me Pulev.

“Ndoshta është duel më interesant me Takam. Unë trajnoj me mikun tim Benga i cili ka fizionomi të njëjtë me Takam. Mendoj se stilet tona të ndryshme do të dhurojnë një meç shumë interesant për shikuesin”, tha numri një i botës.

Joshua të shtunën do të mbrojë titujt WBA, IBF dhe IBO, ndaj Takam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat