Joshua jep premtim shumë të madh në boks

Boksi

Joshua jep premtim shumë të madh në boks

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 00:31
Anthony Joshua

Anthony Joshua ka thënë se synimi i tij është dominimi i boksit në kategorinë e rëndë për një dekadë.

Britanezi është kampion i WBA dhe IBF, megjithatë sipas tij ai ka ende nevojë për tu përmirësuar, edhe pse vazhdon të mbetet i pamposhtur.

“Nuk jam perfekt, por jam vetja ime, dhe kjo më bëri kampion. Nëse vazhdoj të qëndroj i fokusuar do të dëgjoni për mua edhe në dhjetë vitet e ardhshme, pasi unë synoj të përmirësohem edhe më shumë”, ka thënë Joshua.  

28 vjeçari do t’i mbrojë titujt e tij më 28 tetor, në Cardiff, ndaj Carlos Takam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat