Anthony Joshua mbron titullin e botës, përgjaki kundërshtarin

Boksi

Anthony Joshua mbron titullin e botës, përgjaki kundërshtarin

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 23:41
Joshua - Takam

Anthony Joshua është rikonfirmuar kampion i botës në peshat e rënda në boks, duke mbrojtur titujt IBF, WBA dhe IBO.

Anthony Joshua është rikonfirmuar kampion i botës në peshat e rënda në boks pasi e mposhti boksierin nga Kameruni, Carlos Takam, në një meç të zjarrtë në Cardiff.

Britaniku të shtunën mbrëma mbrojti titullin në Cardiff në “Principality Stadium”, para më shumë se 70 mijë shikuesve dhe milionave të tjerë para ekraneve, duke e mposhtur Carlos Takamin.

Image

Joshua dominoi meçin që nga fillimi. Ai fillimisht i çau syrin e djathtë kundërshtarit e më pas gjatë raundeve edhe atë të majtë, çka shtyri gjyqtarin të ndërpresë me meçin, për t’ia mundësuar Joshuas të mbrojë titullin e botës.

Kjo ishte fitorja e 20 në 20 meçe deri më tani në karrierë për Joshuan, 19 me nokaut dhe kjo tani e ndërprerë para kohe për shkak të përgjakjes së kundërsharit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat