Ibrahimovic: Dua që Anthony Joshua të boksojë me Deontay Wilder

Boksi

Ibrahimovic: Dua që Anthony Joshua të boksojë me Deontay Wilder

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 09:25
Anthony Joshua, Deontay Wilder

Anthony Joshua vs Deontay Wilder, ky është meçi që Ibrahimovic dëshiron ta shohë sa më parë në ring.

Anthony Joshua është rikonfirmuar kampion i botës në peshat e rënda në boks pasi e mposhti boksierin nga Kameruni, Carlos Takam, në një meç të zjarrtë në Cardiff.

Në këtë meç të zjarrtë ishte i pranishëm edhe sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic.

Ibra dëshiron që Joshua të boksojë tani me Wilder, pasi ky i fundit haptazi i ka kërkuar britanikut që të zbresë me të në ring.

“Dua ta shoh atë kundër Wilder. Duhet të shkojë në Amerikë dhe të fitojë dhe t’i thotë, ‘kjo është gjithçka çka keni?’ dhe të kthehet”, deklaroi Ibra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat