Fury tregon për sa runda e mund Joshuan

Boksi

Fury tregon për sa runda e mund Joshuan

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 16:22
Fury

Boksieri Tyson Fury ka befasuar me deklaratat e tij dhe madje ka paralajmëruar se do ta mund edhe britanikun Anthony Joshua. Fury kërkon t’i ngjajë legjendës së boksit Muhammad Ali, që u rikthye kampion bote pas disa vitesh jashtë ringut. Fury ka deklaruar se synon të rikthehet në ring vitin tjetër në një përballje me kampionin aktual të peshave të rënda Anthony Joshua, të cilit kërkon t’i rrëmbejë titujt, ashtu si bëri ndaj Wladimir Klitschkos.

“Kampioni i vjetër do të rikthehet protagonist, për të mundur një boksier që të gjithë mendojnë se do të më mposhtë me KO”, -ka qenë komenti i Fury, që është 29 vjeç, po aq sa ishte edhe Ali kur u rikthye kampion bote. Boksieri britanik është ende i pamposhtur në karrierë, por nuk ngjitet në ring që prej nëntorit të 2015-ës, kur mposhti ukrainasin me vendim unanim të gjyqtarëve. “Nuk më tremb një njeri që ka më shumë muskuj se unë, pasi unë kam mentalitetin e fituesit, jam një njeri që asnjëherë nuk ka humbur një përballje. Një kampion i vërtetë rikthehet gjithnjë për të marrë kurorën. Kjo është epoka ime dhe ata që vijnë për të më sfiduar do t’i mposht të gjithë”, ka thënë Fury, që parashikon një fitore ndaj Joshua brenda 8 rundesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat