Wilder: Do t’i vë kapak të gjitha fjalëve

Boksi

Wilder: Do t’i vë kapak të gjitha fjalëve

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 18:29
Pamje nga një meç

Bermane Stiverne është i vetmi që deri më tani ka mbijetuar, duke qëndruar në këmbë në përfundim të meçeve të zhvilluara nga boksieri amerikan Deontay Wilder, i pamposhtur në ring dhe kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC. Nesër, kanadezi do të tentojë të përsëritë të njëjtën gjë ndaj Wilderit, në revanshin që dy boksierët do të zhvillojnë në New York, një përballje e vlefshme për titullin kampion.

“Unë do ta mund edhe atë me KO në këtë përballje, në mënyrë që edhe ai të provojë të njëjtën ndjesi si rivalët e tjerë. Ai u shfajësuar dhe hedhi akuza pas humbjes së parë, por tashmë do t’i vë kapak të gjitha fjalëve”, u shpreh Wilder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat