“Anthony Joshua nuk është Muhammed Ali dhe Daniel Dubois është më i mirë se ai”

Boksi

“Anthony Joshua nuk është Muhammed Ali dhe Daniel Dubois është më i mirë se ai”

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 00:36
Joshua, Ali

Daniel Dubois është më i mirë se Anthony Joshua dhe mund të konsiderohet si perspektiva e boksit britanik.

Kjo është pikëpamja e promotorit legjendar të boksit, Frank Warren, i cili gjithashtu beson se krahasimi i Joshuas me Muhammedin Ali është “përtej idesë”.

Dubois, 20 vjeç, ka fituar të gjitha pesë meçet profesionale me anë të nokautit dhe ka një fizikë mbresëlënës.

Daniel Dubois, perspektiva e boksit britanik

Warren është i bindur se boksieri tij mund ta mposht Anthonyn vitin e ardhshëm – veçanërisht pasi Joshua mbrojti titullin në peshat e rënda duke luftuar kundër një kandidati tejet të dobët si Carlos Takam.

“Anthony Joshua nuk është Muhammed Ali dhe Daniel Dubois është më i mirë se ai”

“Joshua e mori titullin duke luftuar me Charles Martinin, i cili është ndoshta kampioni më i keq i peshave të rënda që kam parë ndonjëherë në boks. Pastaj luftoi kundër Wladimir Klitschkos dhe ditë më parë kundër boksierit më të dobët të mundshëm, Takam. Dubois do ta mposhte vitin e ardhshëm Anthonyn pasi që është më i mirë se ai”, tha Warren.

Megjithëse ka bërë tre ndeshje fantastike Joshua, atë nuk duhet ta krahasojmë me legjendën e ndjerë, Muhammed Ali.

“Joshua ka shfaqur tri luftëra të mëdha dhe duke e krahasuar atë me Aliun është absurde”, tha 65-vjeçari.

Ndryshe, Dubois do të ndeshjet gjatë muajit të ardhshëm me Dorian Darchin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat