Boksieri shqiptar kampion në peshën “Cruiser”

Boksi

Boksieri shqiptar kampion në peshën “Cruiser”

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 10:07
Ferit Keta

Ferit Ketës i mjaftuan katër raunde për të mposhtur gjermanin Toni Thes dhe të shpallej kampion në peshën “Cruiser”.

Boksieri shqiptar sfidoi gjermanin 31 vjeçar në ndeshjen e nëntë të karrierës së tij dhe e mbylli sfidën me fitoren përmes nokautit teknik.

Kjo fitore mbërrin katër muaj pas titullit të fituar në kickbox ndaj holandezit Rochel Gumuljo, ku brezit e artë e mori nga Luan Krasniqi.

Ajo që e bën akoma më të madh suksesin e sportistit 29 vjeçar nga Bulqiza është fakti që ka vetëm 20 muaj që ka zhvilluar ndeshje në boksin profesionist dhe kjo ishte fitorja e nëntë nga nëntë ndeshje që ka zhvilluar deri më tani.

Titulli në kategorinë “Cruiser” ishte vakant dhe dueli i fundit për brezin e kësaj peshe në boksin gjerman, është fituar nga Adam Deines pasi mposhti boksierin Bjoern Blaschke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat