Zeneli triumfon në turneun “Adem Jashari”

Boksi

Zeneli triumfon në turneun “Adem Jashari”

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 17:26
Zeneli

Boksieri shqiptar Krenar Zeneli është fitues i turneut ndërkombëtar “Adem Jashari” që e organizon Federata e Boksit të Kosovës. Reprezentuesi shqiptar i kategorisë 60 kg e fitoi turneun, pasi të dielën në finalen e madhe mposhti bullgarin Kiril Rusinov. Ai ka treguar boks cilësor dhe me plotë meritë e mundi bullgarin. Reprezentuesi i Kosovës, Violant Sylejmani e mori çmimin e boksierit më të mirë vendorë, kurse tekniku më i mirë është zgjedhur Lulzim Ismaili nga Maqedonia. Çmimi “Fair-Play” i ka takuar bullgarit Petar Belbero, kurse meçi më luftarak ishte ai ndërmjet Fisnik Muharremit të Kosovës dhe bullgarit Plamen Petkov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat