Demolli: Ky edicion si më parë, me një boks cilësor - Bota Sot
Demolli: Ky edicion si më parë, me një boks cilësor

Boksi

E hënë, 11 dhjetor 2017

Demolli: Ky edicion si më parë, me një boks cilësor

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 12:00
Latif Demolli duke ndarë drejtësinë

Në turneun e madh ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, më i dalluari ishte boksieri nga Shqipëria, Krenar Zeneli.
Zeneli në kategorinë 60 kg, në finalen e turneut mundi boksierin nga Bullgaria, Kiril Rusinov, 
Ndërkohë, çmimin e boksierit më të mirë vendor e fitoi boksieri nga Gjilani, Violant Sylejmani.
Ai në kategorinë deri në 69 kg e mundi boksierin nga Maqedonia, Artan Aliu, duke dominuar gjatë gjithë përballjes.
Ndërsa, gjyqtari ndërkombëtar, njëhërit zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Latif Demolli është ndarë i kënaqur me nivelin e boksit që është treguar në këtë edicion të turneut “Adem Jashari”.
Ai tha se gjatë dy ditëve sa u mbajt turneu, kishte një boks mjaft cilësorë, dhe sipas tij ishte një boks i nivelit evropian i cili i përmbushi pritshmëritë.
Pjesëmarrës në këtë turne ishin gjashtë shtete, ndërsa në vitin e ardhshëm pritet që numri i pjesëmarrësve të jetë edhe më i madh.
“Besoj se edhe ky edicion si më parë ishte një edicion me një boks cilësor dhe mjaft të mirë, besoj që shikuesit e pranishëm në sallë, në palestër ishin të kënaqur me boksin që e panë, po ashtu edhe me drejtësinë e cila u nda, ndoshta vetëm një kategori ka mund të jetë me ndonjë ndryshim kurse të tjerat kategori prej nëntë dueleve tetë duele me meritë i fituan, pasi ishin më të mirë”, theksoi Demolli.
Përveç çmimeve për boksierin më të mirë të turneut dhe boksierin më të mirë vendor, organizatorët ndanë edhe disa çmime të tjera.
Tekniku më i mirë u zgjodh Lulzim Ismaili nga Maqedonia, boksieri më fair-play u zgjodh Petar Belberov nga Bullgaria, ndërsa çifti më luftarak ishte çifti i kategorisë deri në 81kg, Fisnik Muharremi nga Kosova dhe Plamen Petkov nga Bullgaria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test