Vukshinaj me kundërshtar të denjë në Basel!

Boksi

Vukshinaj me kundërshtar të denjë në Basel!

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 13:16
Ilustrim

Boksieri shqiptar i peshave të mesme Faton  Vukshinaj, i njohur si ‘El Vulcano’, me 9 dhjetor garon për të pestën herë si boksier profesionist, por përballë vetës do ta ketë një kundërshtar shumë më me përvojë në këtë sport!  Mykola Vovk quhet kundërshtari i tij, i cili i ka 14 duele profesioniste në rekordin e tij. Në 12 duele Vovk ka dal fitimtarë, madje 8 herë me KockOut dhe në ranglistën botërore boxrec.com i posedon 12 pikë më shumë se Vukshinaj.  “Ne jemi akoma në pozitën ku mund të zgjedhim kundërshtarët vetë dhe kemi pas shumë zgjidhje më të lehta se Vovk, por synimet tona janë të larta, andaj nuk zgjedhim kundërshtar të lehtë për Fatonin”, kështu trajneri dhe vëllai i Fatonit, Mërgim Vukshinaj i cili në bashkëpunim të ngushtë me këshilltarin dhe menaxherin Luan Dreshaj e vendos çdo hap të karrierës së boksierit shpresëdhënës Faton Vukshinaj.
Dueli Vukshinaj vs Vovk është përcaktuar me 8 raunde dhe do të zhvillohet në Grand Casino, të qytetit Basel dhe do të jetë dueli kryesor i mbrëmjes. Në atë mbrëmje do të lufton eventualisht edhe Arnold Gjergjaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat