Ja mjekët si ia shpëtojnë jetën - Bota Sot
Ja mjekët si ia shpëtojnë jetën

Boksi

E hënë, 11 dhjetor 2017

Ja mjekët si ia shpëtojnë jetën

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 19:13
Clovis CJ Hancock në gjendje kritike

Ra në tapet pas një shkelmi në fytyrë të rivalit të tij Charlie Ontiveros, por jashtë kafazit të gjithë e kuptuan menjehërë se diçka nuk shkonte te Clovis CJ Hancock, që nuk jepte shenja jete. Kështu që gjyqtari thirri stafin mjekësor, që ndërhyri dy herë radhazi brenda në kafaz me defibrillator, duke sjellë në jetë sportistin, që nuk reagonte. Pasi nisi të merrte frymë, Hancock u dërgua me urgjencë në spital me një maskë që e ndihmonte për të marrë frymë. Pas analizave, mjekët shpjeguan se humbja e menjëhershme e peshës për të zhvilluar duelin kishin shkaktuar këtë situatë të vështirë shëndetësore të sportistit, shkruan telesport. Incidenti ka ndodhur në eventin e “Legacy Fighting Alliance” të zhvilluar në Hjuston (Amerikë), një duel për peshën “welter” në artet marciale mikse dhe vetëm ndërhyrja e mjekëve evitoi tragjedinë. “Kisha vdekur në atë kafaz, pasi zemra ime nuk rrihte më dhe kisha vështirësi në frymëmarrje. Më bënë masazh kardiak dhe përdorën defibrilatorin dy herë për të më sjellë në jetë”, ka shkruar 32-vjeçari Clovis CJ Hancock në faqen e tij zyrtare në “Facebook” pak orë pasi ka dalë nga spitali. Por mjekët e kanë këshilluar që të mos duelojë më, duke e ndaluar kategorikisht që të ngjitet sërish në kafaz, në sfida të tjera të UFC-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test