Kosova me disa boksierë në turneun ‘Gongu i Artë’

Boksi

Kosova me disa boksierë në turneun ‘Gongu i Artë’

Nga: K.Goca Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 15:29
Pamje nga një meç

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me 6 boksierë në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë” që mbahet në Shkup. Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se shkojnë për të arritur sa më shumë medalje në këtë turne të rëndësishëm. “Turneu mbahet me 8 deri me 12 nëntor. 

Kosova përfaqësohet me boksierët e rinj: Shpejtim Bajoku (56 kg) e Patriot Behrami (64 kg), ndërsa seniorët: Violant Sylejmani (64 kg), Venhard Haziraj (69 kg), Armend Neziri (75 kg), Fisnik Muharremi (91 kg)”, tregon Demolli. Përzgjedhësi Shefki Bogujevci së bashku me trajnerin Kreshnik Shala, kanë përgatitur ekipin mjaft mirë për betejat e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat