Joshua: Rivalët e mi bëjnë zhurmë ne rrjetet sociale, dueli me Wilder do të ndodhë sipas kushteve të mia - Bota Sot
Joshua: Rivalët e mi bëjnë zhurmë ne rrjetet sociale, dueli me Wilder do të ndodhë sipas kushteve të mia

Boksi

E hënë, 11 dhjetor 2017

Joshua: Rivalët e mi bëjnë zhurmë ne rrjetet sociale, dueli me Wilder do të ndodhë sipas kushteve të mia

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 22:08
Anthony Joshua

Anthony Joshua thotë se nuk i bën bisht asnjë boksieri, ndërsa shton se rivalët e tij në kategorinë e peshave të rënda vetëm po bëjnë zhurmë në rrjetet sociale.

Britaniku është kampioni botë në versionet WBA, IBF dhe IBO, ndërsa dy titujt tjerë, WBC dhe WBO, i posedojnë Deontay Wilder, respektivisht Joseph Parker.

32-vjeçari Wilder dëshiron unifikimin e titujve, mirëpo akoma nuk i ka bërë një ofertë zyrtare kampionit ‘AJ’.

“Të folurit është diçka tjetër, ndërsa të vepruarit diçka tjetër. Ndërsa negociatat nuk bëhen nëpërmjet rrjeteve sociale”.

“Unë jam serioz kur them se dua të bëhem kampion i padiskutueshëm në kategorinë e peshave të rënda dhe ne po kujdesemi që këta djem që po bëjnë zhurmë t’i qëndrojnë asaj që e thonë”.

“Nuk ka problem nëse Wilder dëshiron një duel më herët gjatë vitit të ardhshëm, mirëpo mu nuk më është bërë asnjë ofertë”.

“Le t’ia bëjmë një ofertë dhe ta shohim se çfarë mendojnë. Nëse Wilder nuk bën një ofertë, do ta bëjmë ne me kushtet e mia”, ka deklaruar Joshua.

Të shtunën, Wilder e mposhti bashkëkombësin e tij amerikan, Bermane Stiverne, për ta ngritur rekordin në 39 fitore nga po aq meçe, ndërsa e ka ngacmuar Joshuan se nuk ka dubluar kurrë jashtë Britanisë së Madhe në 20 meçet e tij.

“Mbushja e stadiumeve duket gjë e mirëpo, paratë dhe Meka e boksit është në Amerikë. Por, nëse dëshiron të qëndrosh në shtëpi si një vajzë e vogël, ky mbret nuk e ka problem që të udhëtojë dhe ta rrëzojë kampionin”.

“Nëse Joshua është një kampion i fortë, kampion i vërtetë, ju në Angli duhet ta nxirrni jashtë që të luftojë. Duhet ta kuptoni nëse është vërtet më i miri”, ka thënë Wilder për BBC Sport.

Derisa gjatë një interviste për IFL TV, Joshua ka shtuar: “Deontay më ka thirrur, gjë që nuk e kam pritur sepse nuk kam parë asnjë kontratë apo ofertë në tavolinë”.

“Duhet t’i bëj planet e mia për të udhëtuar në Amerikë dhe për të biseduar, në mënyrë që të bëhem kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e peshave të rënda”.

“I kam pranuar sfidat gjatë gjithë karrierës sime – madje edhe si amator e kam bërë këtë, ndërsa kam luftuar për titull bote në duelin e 16-të profesional”.

“Asnjëherë nuk i kam bërë bisht askujt, nuk ia kam frikën askujt”, është shprehur britaniku 28 vjeçar.

Një tjetër boksier që dëshiron duel me Joshuan, është 25 vjeçari Parker, i cili i ka fituar të 24 meçet profesionale. Edhe Tyson Fury është njëri nga sfiduesit e mundshëm të ‘AJ’, por fillimisht duhet t’i tejkalojë problemet me Federatën angleze të boksit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test