Konfirmohet meçi Anthony Joshua – Deontay Wilder: Ja kur do të rrahen

Boksi

Konfirmohet meçi Anthony Joshua – Deontay Wilder: Ja kur do të rrahen

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 23:28
ilustrim

Meçi i shumëpritur i peshave të rënda mes Anthony Joshuas dhe Deontay Wilder do të ndodh në vitin 2018 sipas promotorit të njohur të boksit, Eddie Hearn.

Rreth dy javë më parë, boksieri britanik, Joshua e mposhti Carlos Takamin më nokaut teknik, duke mbrojtur me sukses titujt e WBA dhe IBF.

Në anën tjetër, edhe amerikani Deontay Wilder fitoi javën e kaluar ndaj Bermane Stivern me tre nokaute në raundin e parë duke mbrojtur titullin WBC.

Pas kësaj fitore, shumë adhurues të boksin shprehen dëshirën e tyre për ta parë një super-përballje në mes të Joshuas dhe Wilderit.

Edhe amerikani, Wilder, disa herë i bëri thirrjes Joshuas që të mos fshihet dhe të luftojë me të për të modifikuar tre brezat të boksit, WBA, IFB dhe WBC.

Boksieri amerikan gjithashtu fajësoi dhe promotorin e Joshuas, Eddie Hearn, duke i thënë se nuk po guxon ta lë një meç ndaj tij.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe promotori i njohur ka konfirmuar për mediat angleze me kjo super-përballje do të ndodh gjatë vitit 2018.

“Joshua dhe Wilder do të luftojnë me 2018. Bisedimet fillojnë nga sot”, ka thënë Hearn për Sky Sports News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat