Rikthehet Conor McGregor: Shkakton kaos në oktagon pasi filloi të përleshet me referin dhe sigurimin - Bota Sot
Rikthehet Conor McGregor: Shkakton kaos në oktagon pasi filloi të përleshet me referin dhe sigurimin

Boksi

E diel, 17 dhjetor 2017

Rikthehet Conor McGregor: Shkakton kaos në oktagon pasi filloi të përleshet me referin dhe sigurimin

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 23:45
Conor McGregor

Conor McGregor ka qenë në qendër të vëmendjes në ndeshjen e zhvilluar në UFC mes Charlie Ward dhe John Redmond.   

Kampioni botëror i dyfishtë i UFC ishte i pranishëm në Bellator 187 në Dublin në natën e premte për të parë luftën e shokut të tij Charlie Ward.

Fillimisht gjithçka ishte një pas McGregor u gëzua shumë kur pa Wardin që fitoi ndaj John Redmond në sekondat e fundit të raundit të parë.

Në ekstazë të pastër të prej fitores së Ward, McGregor u hodh në ‘kafaz’ për të festuar me të.

Megjithatë, gjyqtari Marc Goddard urdhëroi McGregor, i cili nuk ishte i licencuar për ndeshjen si pjesë e stafit, të largohet, duke e shtyrë edhe në trup.

Kjo i krijoi bezdi të madhe irlandezit i cili u çmend me këtë gjest të gjyqtarit.

I njohur si ‘Notorious’ tentoi ta sulmojë gjyqtarin Goddard, dhe atë duke u afruar edhe te Redmondm, i cili ishte mundur.

Pasoi një mini përleshje mes të gjithëve që tentuan ta qetësojnë situatën.

Më pas McGregor, u largua nga ‘kafazi’, por qëndroi  në afërsi të zonës.

McGregor dhe gjyqtari Goddard kanë histori të mëparshme. Goddard është i njëjti gjyqtar i cili e urdhëroi McGregor të largohej nga kafazi kur ia bënte tifo për Artem Lobov në UFC e mbajtur në Gdansk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test