Shtyhet ri-ballfaqimi mes David Hayet dhe Tony Bellewit?

Boksi

Shtyhet ri-ballfaqimi mes David Hayet dhe Tony Bellewit?

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 11:19
David Hayet me Tony Bellew

Ri-ballafaqimi mes David Hayet me Tony Bellew mund të mos zhvillohet gjatë dhjetorit.

Sipas “Tha Boxing Voice Podcast”, Haye ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve në Londër.

Dhe kjo mund ta detyrojë të tërhiqet nga shfaqja në “The O2” më 17 dhjetor.

“Podcast” pretendon se një burim i brendshëm në kampin e Haye ka zbuluar se 37-vjeçari ka dëmtuar krahun, e cila mund t’ia pamundësojë hakmarrjen kundër Bellewit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka rrjedhur asnjë informacion zyrtar rreth lëndimit të britanikut.

Kujtojmë, se në ballafaqimin e parë Bellew kishte triumfuar pas ndërprerjes së ndeshjes nga ana e gjyqtarit në raundit e 11-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat