Joshua: Jemi në bisedime... - Bota Sot
Joshua: Jemi në bisedime...

Boksi

E enjte, 14 dhjetor 2017

Joshua: Jemi në bisedime...

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 16:07
Anthony Joshua

Boksieri Anthony Joshua beson se viti 2018 do të jetë viti ku ai do të hyjë në historinë e boksit si një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti në peshat e rënda. Kampioni i botës në kategoritë IBF dhe WBA kërkon të unifikojë titujt kampionë bote në një të vetëm, duke synuar përballjen me Deontay Wilder (mban titullin e kategorisë WBC) dhe Joseph Parker (kampion në WBO).

“Kam 4 vjet që e pres këtë moment, duke dëgjuar çfarë njerëzit dëshirojnë. Ata duan të dinë se kush do të jetë mbreti i peshës së rëndë. Pres që vitin tjetër të zgjidhet kjo çështje”, tha Joshua. “Ne jemi në bisedime dhe presim se çfarë thonë rivalët, por e ndjej se viti i ardhshëm do të jetë fantastik për mua”, tha Joshua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test