Hyrja në Indi ka qenë e pamundur për Donjetën - Bota Sot
Hyrja në Indi ka qenë e pamundur për Donjetën

Boksi

E hënë, 18 dhjetor 2017

Hyrja në Indi ka qenë e pamundur për Donjetën

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 19:33
Donjeta Sadiku

Boksierja e kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, është stërvitur për muaj të tërë dhe në fund, nuk ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen shkaku i vizave.

Hyrja në Indi ka qenë e pamundur të sigurohet edhepse për këtë çeshtje janë ngritur në këmbë edhe AIBA dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

As tendenca e Komitetit Olimpik Indian për të bindur qeverinë e këtij vendi, nuk ka mjaftuar për të bindur indianët, ta lejojnë delegacionin e Kosovës.

“Donjeta është jashtëzakonisht e zhgënjyer. Është bërë mund e sakrificë për të arritur deri këtu e tash i mohohet kjo gjë shkaku i vizës. Deri kur do të jenë të izoluar sportistët kosovarë?” - ka thënë trajneri i saj Besim Brahimi, raporton sport plus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test