Boksieri që rrihte serbët, rikthehet në ring dhe kundër një serbit - Bota Sot
Boksieri që rrihte serbët, rikthehet në ring dhe kundër një serbit

Boksi

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Boksieri që rrihte serbët, rikthehet në ring dhe kundër një serbit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 14:04
Petrit Mazrekaj

Boksieri nga Kosova, Petrit Mazrekaj, që jeton e vepron në Austri, apo që njihet si specialist për t’i rrahur e nokautuar boksierët serb, i rikthehet ringut në kategorinë super të mesme në versionin WBC.

“Pas një periudhe pak sa të gjatë prej një sportisti, nga mos dëshira ime por nga lëndimet e njëpasnjëshme, po rikthehem prapë në ringun e boksit profesional. Nga pasioni i madh që kam përgatitjet bëhen shumë më të forta por akoma më të fortë më bën përkrahja e vazhdueshme e juaja, populli im, prandaj çdo fitore e imja është edhe e juaja.

Kësaj radhe boksoj me 25 nëntor në qytetin e Budapestit (Hungari). Kundërshtari im është serbi Bojan Zarkov. Nuk kam dëshirë të ndjell urrejtje as nacionalizëm sunduesi por fituesi. Ju premtoj që do ta jap maksimumin tim për fitoren e radhës, në çdo meç, në çdo moment jete nuk harroj se jam biri juaj veçanërisht i heronjve të mi që nga Skënderbeu e deri tek heroi i fundit i shqiptarisë Etnike Beg Rizaj. Motivin, forcën e marrë nga ju. Jam krenar që jam shqiptar”, shkruan Mazrekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test