Salihu në mesin e legjendave të UFC-së - Bota Sot
Salihu në mesin e legjendave të UFC-së

Boksi

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Salihu në mesin e legjendave të UFC-së

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 11:31
Salihu në mesin e legjendave të UFC-së

Organizatori i turneut të madh me 29 dhjetor në Ferizaj, Avdyl Salihu ishte ishte mysafir special në bazën ushtarake Bondstil ku nga afër ka njoftuar edhe katër luftëtarët e njohur nga njëra prej ligave më të forta në botë UFC, Diego Sanchez, Marko Munoz, Tom Lawer dhe Sam Alvey. Salihu në këtë vend ka shkuar për të biseduar me ushtarët që të jenë pjesë e evenimentit të madh humanitar që po zhvillohet në Kosovë më 29.12.2017, ku të njejtit kanë shprehur shumë interesim për të kontribuar edhe ata sado pak më një spektakël të tillë. Kështu, që sipas promotorit tani pritet vetëm leja speciale nga komanda sepse ligjet ushtarake nuk parashikojnë paraqitjen e ushtarëve të tyre në evente sportive. “Isha i respektuar nga zotëri Jay DeBouse, i cili dikur ka qen një sportist i madh, kurse tani një ushtarak i cili merret me përgatitjen e ushtarëve në aspektin sportiv dhe fizik.

Ai më ftoi nga afër të jem pjesë e një mini seminari ku u paraqitën katër luftëtarët e njohur nga njëra prej ligave më të forta në botë UFC, Diego Sanchez, Marko Munoz, Tom Lawer dhe Sam Alvey ku edhe pata rastin të shkëmbej disa mendime rreth sporteve luftarake nga vendi prej nga vijnë. Ata përgëzuan nisjen tonë për të organizuar evinimente të tilla në Kosovë dhe thanë se një ditë ndoshta edhe ata do të kontribuojnë në një formë, ku edhe u shpreha falinderim. Nga ana tjetër, ushtarët ishin të interesuar të marrin pjesë në këtë spektakël humanitare sportiv dhe tani presim vetëm driten jeshilë nga komanda supreme sepse ushtrija ka disa ligje ku frikohen mos po lëndohet ndonjë ushtar, por ata na premtuan se prapëseprapë do të mbështesin këtë eveniment edhe me forma tjera ndër to edhe me pjesëmarrjen e tyre direkte për të përcjell ndeshjet”, thotë Avdyl Salihu.

Ndryshe, ai zbulon se DeBouse e ka ftuar atë sërish të jetë mysafir i tij në bazën Bondstil por tani për të zhvilluar një mini seminar në Mundje, pasi dihet se Salihu është trajner i njohur i mundjes ku dikur ka udhëheq edhe një klub mjaft të suksesshëm Hedis si dhe ishte trajner i reprezentacionit të Maqedonisë për junior por edhe dy vite ishte trajner në MMA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test