Joshua paralajmëron kundërshtarët: Parker, Wilder, Fury, të gjithë i rrëzoj me “KO”

Boksi

Joshua paralajmëron kundërshtarët: Parker, Wilder, Fury, të gjithë i rrëzoj me “KO”

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 21:58
Anthony Joshua

Kampioni i botës në peshat e rënda, boksieri britanik Anthony Joshua, beson se mund t’i mposhtë me “KO” të dy kolegët e tij kampionë të peshave të rënda, Deontay Wilder dhe Joseph Parker. “Besoj se e di se si mund të përballem me Wilder”.

Edhe ndaj Parker, pa e ofenduar, mendoj se mund të vërdallosem në ring, por në fund do ta mund pa asnjë problem edhe atë. Edhe Wilder do ta mposht me “KO”, mund të më kërkojë pak kohë në ring, por do ta mposht pa asnjë problem.

Do ta mund që me grushtin e parë që do t’i jap në fytyrë”, u shpreh sot Anthony Joshua, që mendon se pas një viti do të jetë kampioni absolut i botës në peshat e rënda.

Britaniku mban titujt kampionë bote në kategoritë IBF dhe WBA, ndërsa Wilder titullin e kategorisë WBC dhe Parker atë të kategorisë WBO.

Nëse Joshua i mund dy rivalët, atëherë do të kishte të gjithë titujt dhe do të ishte i padiskutueshëm, një “mbret” i shekullit të ri. Por kampioni britanik nuk mendon të ndalet këtu, pasi në fund kërkon t’i plotësojë dëshiron për një sfidë edhe patriotit të tij Tyson Fury, i pamposhtur në ring ashtu si të tjerët.

“Edhe Fury do të binte të tapet me një grusht, do të ishte një fitore si ajo ndaj Klitschko. Do të shkoj në ferr dhe më pas në parajsë”, tha Joshua, që shtoi: “Do t’i mund të gjithë pretendentët, asnjë nuk do të qëndrojë në këmbë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat