Gjermani Charr e fitoi titullin pasi mposhti rusin Ustinov - Bota Sot
Gjermani Charr e fitoi titullin pasi mposhti rusin Ustinov

Boksi

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Gjermani Charr e fitoi titullin pasi mposhti rusin Ustinov

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 10:43
Manuel Charr

Boksieri gjerman, Manuel Charr, ka triumfuar kundër rivalit, Aleksandr Ustinov nga Rusia, me vendim unanim të gjyqtarëve dhe e ka fituar titullin e kampionit botëror në kategorinë e rëndë, në asociacionin WBA.

Takimi u zhvillua mbrëmë vonë në Oberhauzen të Gjermanisë.

Me këtë fitore, boksieri Charr, i lindur në Liban, u bë gjermani i parë që e ka fituar titullin e kampionit në kategorinë e rëndë, pas Max Schmelingut, i cili ishte kampion në periudhën 1930-1932.

Manuel Charr, 33 vjeçar, arriti në Gjermani në vitin 1989 si refugjat.

Deri tash ai i ka fituar 31 duele, ndërsa i ka humbur vetëm 4 sosh.

Rivali i tij i mbrëmëshëm, Ustinov 40 vjeçar, i njohur si “Aleksandri i Madh”, i ka fituar 34 duele, ndërsa i ka pësuar vetëm dy disfata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test