Boksieri me prejardhje nga Kosova, Petrit Mazrekaj, tha se kishe dy arsye të forta për ta fituar meçin kundër serbit Bojan Zharkov. Ai është i lumtur që serbin e nokautoi në rundin e tretë, në meçin që u zhvillua në Budapest të Hungarisë. “Kisha dy arsye të forta për të fituar meçin kundër serbit. E para, jo rastësisht ishin dy data shumë të rëndësishme: 27 nëntori apo 48 vjetori i lindjes së xhaxhait tim Agim Mazrekaj, hero kombëtar. E dyta, 28 Nëntori - Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe datëlindja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari”, tha Mazrekaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Mazrekaj bokson në kategorinë super të mesme në versionin WBC.