Ku e do revanshin?

Boksi

Ku e do revanshin?

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 14:07
Ilustrim

Kampioni i botës në peshën e mesme Gennady Golovkin, ka bërë me dije sot se dëshiron që revanshin me Saul “Canelo” Alvarez ta zhvillojë në Meksikë, në vendlindjen e rivalit të tij. Për boksierin kazak, që mban titujt kampionë bote në kategoritë IBF, IBO, WBA dhe WBC nuk përbën ndonjë problem vendi se ku do të zhvillohet sfida. Ai kërkon vetëm gjyqtarë të aftë, kërkesë që vjen pas polemikave të lindura pas duelit të parë, që u mbyll në barazim. Sfida e parë mes dy boksierëve u mbyll në barazim (u zhvillua më 16 shtator, në Las Vegas), ndërkohë që palët kanë rënë dakord për revanshin, por end enuk ka një datë dhe vend të saktë se ku do të zhvillohet ajo.

Por Golovkin ka habitur të gjithë sot kur ka thënë se është gati të përballet me Alvarez në Meksikë edhe pse do të të duelojë në një fushë ku nuk do të ketë asnjë fans që ta mbështesë. “Për mua Meksika është njësoj si Las Vegas, ku gjithashtu kisha shumë pak fansa”, tha Golovkin, që e ka ndërtuar “perandorinë” e tij në Nju Jork, ku ka zhvilluar shumicën e dueleve në karrierën e tij. Për momentin sfida në Meksikë mbetet vetëm një hipotezë, teksa ende palët duhet të bien dakord për datën e revanshit, që me shumë gjasa do të zhvillohet në maj të 2018-ës. Edhe Nju Jorku është një qytet kandidat ku mund të zhvillohet kjo përballje e dytë, duke qenë se janë të shumtë fansat që do ta shohin “live” dhe publiciteti është me i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat