Kërcënohet me vdekje

Boksi

Kërcënohet me vdekje

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 16:44
Conor Mcgregor

Kampioni i peshës së lehtë i UFC Conor Mcgregor është një nga njerëzit më të famshëm në botën e sportit, falë shfaqjeve të tij në MMA dhe boks.

Por kartela e Kinahan nuk do t’ia dijë.

Sipas gazetarit veteran të krimeve Paul Williams, Notorious është shënjestruar nga mafia pas një sherri që thuhet të ketë ndodhur në fundjavën e kaluar në Dublin, dhe kërkon kokën e tij…ose 900,000 euro.

McGregor thuhet të jetë ngatërruar me njerëz tepër të rrezikshëm, që kanë lidhje me mafien irlandeze.

Sipas The Irish Sun, McGregor është ngatërruar me kartelën e Christy “The Dapper Don” Kinahan, një mafioz irlandez që merret me shitje droge dhe ka një të shkuar të dhunshme.

Policia është në dijeni të situatës, por sipas raporteve, nuk është bërë asnjë ankesë nga të dyja krahët, as nuk janë raportuar të plagosur, dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën e tij për momentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat