Bëhen publike fjalët që i kishte thënë trajneri McGregorit në meçin ndaj Mayweatherit

Boksi

Bëhen publike fjalët që i kishte thënë trajneri McGregorit në meçin ndaj Mayweatherit

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 10:34
McGregori në meçin ndaj Mayweatherit

Kanë kaluar disa muaj që nga meçi mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather.

Pasi ishte një përballje me rregulla bokësi, kjo ishte më e lehtë për Mayweatherin që fitoi në rundin e 10.

Gjithshesi, dyshja vazhdojnë të jenë në qendër të vemendjes së mediave botërore.

Tashmë janë zbuluar edhe fjalët që trajneri Owen Roddy, i kishte thënë kampionit të UFC-së rund pas rundi:

Rundi 1: “Është vetëm një rund Conor. Punë e lehtë, qëndro i relaksuar”.

Rundi 2: “Po e shijon? Do të bëhet edhe më mirë. Punë e lehtë. Ai do të provojë dhe do të tërhiqet për aq gjatë sa mundet. Nuk ke nevojë ta mbash larg kaq herët”.

Rundi 3: “Kur kapesh me atë, do të heqin pikë. Në vend të kësaj godite në trup, në rregull?”.

Rundi 4: “Mendoj se mori atë. Po përpiqet të të rrëzojë ty, gjuaj dhe lëviz”.

Rundi 5: “Punë e lehtë”.

Rundi 6: “Në rregull, merr frymë thellë. Punë e bukur, t’i po e shijon tani. Perfekte”.

Rundi 7: “Ke punuar shumë. Je në gjendje të mirë, shumë i shpejt dhe i fortë. Gati? Punë e lehtë, le ta bëjmë. Edhe një”.

Rundi 8: “Rund i mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat