Salihu: Gjyqtarët na kanë bë padrejtësi në dy lufta

Boksi

Salihu: Gjyqtarët na kanë bë padrejtësi në dy lufta

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 12:54
KB Çairi

KB Çair të shtunën do të shënojë histori Gjatë fundjavës në Shkup është zhvilluar xhiroja e parafundit e kampionatit ekipor në boks, ku ekipi shqiptar BK ÇAIR edhe më tutje po udhëheq në tre konkurrencat ato kadet, junior dhe senior. Në këtë të fundit tani mund të themi lirisht që ekipi shkupjan aspak nuk është rrezikuar dhe kështu me fitoret e reja që i shënuan edhe e vulosën Titullin – Kampion të Maqedonisë që edhe me plot me meritë e arritën duke treguar kualitet në ring nën dirigjimin e trajnerëve të këtij klubi. Nga KB Çair, Shpend Gafuri (-60kg) u mposht pa meritë nga Oran Shakirovski (Pink Panter), Elmedin Istrefi arriti triumf ndaj Omer Iseni (Shkupi) të cilët këtë luftë e dorëzuan pa ballafaqim. Tek seniorët, Lulzim Ismaili (-69kg) mposhti pa problem Daniel Vretovski (Alekso Ongnenovski), kurse Alim Nasufi (-75kg) me ndërprerje në raundin e parë e mposhti Elvis Sulejman nga Ternipe. Kryetari i klubit, Faton Salihu, për “ArenaRing” tha se kanë prit më shumë nga kjo xhiro nëse nuk do ishin padrejtësitë që iu bënë. “Gjyqtarët na kanë bë padrejtësi në dy lufta Shpend Gafuri dhe Almir Hoqi që duhet që ne ti fitojmë, kurse tjerët erdhën me meritë deri tek triumfi. Këtë fundjavë në Shtip zhvillohet xhiroja e fundit, ku tek ekipi i parë tani më jemi shpall Kampion, por pres të njëjtën ta arrij edhe tek juniorët ku do të garoj me dy klubet nga Shtipi, Bargalla dhe Pink Panter. Nëse referimi atje do jetë i drejtë atëherë besoj shumë se edhe këtë titull do ta sjelli në vitrinat e KB Çair”, tha Salihu, që në fund potencoi se suksesi i tyre nuk është i rastësishëm pasi gjatë gjithë kohës ata kanë qenë të parët në tabelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat