Salihu: Është një turne me vlera të mëdha, organizohet për SHBA-të! - Bota Sot
Salihu: Është një turne me vlera të mëdha, organizohet për SHBA-të!

Boksi

E hënë, 18 dhjetor 2017

Salihu: Është një turne me vlera të mëdha, organizohet për SHBA-të!

Nga: K.Goca Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 18:02
Aziz Salihu

Aziz Salihu si gjithmonë organizon turne ndërkombëtar në fundvit. Kryetari i klubit të boksit Prishtina, Salihu, tha se është duke i bërë të gjitha përgatitjet e duhura për turneun që do t’ia kushtojë mikut më të madh të shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Zizi” ka deklaruar se do të orvatet të organizojë turneun në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shpreson të ketë sa më shumë shikues në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Fituesi i medaljes  së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos, tha se ka paraparë turneun e madh të mbajë me 23 dhjetor (në orën 17.00). Sipas tij, ka ftuar boksierë të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë, Bullgarisë dhe Gjermanisë. Salihu tha se në program janë dhjetë meçe dhe premton se secili do të jetë më i mirë se tjetri, në veçanti një spektakël i rrallë i boksit që do të organizohet në kryeqytetin e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test