Kjo është arsyeja e prishjes së shokëve, Fatmir Makollit dhe Besim Hasanit

Boksi

Kjo është arsyeja e prishjes së shokëve, Fatmir Makollit dhe Besim Hasanit

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 18:35
Fatmir Makolli e Besim Hasani

Dikur shokë shumë të mirë jo vetëm në aspektin sportiv, por sot janë të ndarë dhe nuk duan pothuajse ta shohin njërin tjetrin me sy! Fatmir Makolli është kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, dy mandate ishte bashkë me Hasanin dhe kishin raporte të mira. Makolli nuk e mban më fsheh pse u prish “me shokun e jetës sportive”.

“U prishem për arsye që Besim Hasani, vizionin e vetë në Komitet filloj të shtremboj, dhe at vizion të disfavorshëm për sport e pa të mundshme vetëm me njerëz të politikës dhe njerëz që kurrë nuk kanë dhënë për sportin. Për ndryshe me defektet e tija, vetëm politika e Kosovës  e mban atë në sport. Në Komitet kam qenë dy mandate dhe kam qenë i zgjedhur si sportist i Shekullit, dhe në këtë bazë i kam marrë votat.

Prandaj, jam i nderuar që nuk jam në këtë bord, me përjashtime të vogla, aty nuk ka njerëz të sportit. Të jeni në bord të KOK-ut, njerëz të cilët nuk e kanë asnjë ditë në sport, është e dhimbshme. KOK-u është bërë si  parti politike. 40 vjet jam në sport, pjesën dërrmuese nuk i kam takuar as si shikues.  Është e dhimbshme sporti të politizohet deri në këtë mënyrë”, thotë Makolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat