Boksieri shqiptar shpallet kampion i Gjermanisë

Boksi

Boksieri shqiptar shpallet kampion i Gjermanisë

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 23:25
Xhek Paskali

Boksieri shqiptar Xhek Paskali është shpallur kampion i Gjermanisë në boksin amator. Ai është kurorëzuar dy ditë më parë si numri 1 në këtë kategori dhe lajmi ka bërë bujë në mediat gjermane. Xhek Paskali ka lindur më 12 tetor të vitit 1992 dhe është është djali i një familjeje shqiptare emigrante. Familja e tij u largua nga Shqipëria që me hapjen e ambasadave në vitin 1990.

I ati i tij, Artur Paskali ka qenë peshëngritës dhe akrobat i zoti si dhe pjesë e Trupës Profesioniste të Cirkut të Tiranës. Ndërsa gjyshi i tij Sotiraq Paskali është një sportist dhe artist i njohur si themelues i Trupës Profesioniste të Cirkut të Gjirokastrës. Sipas lajmeve që raporton media gjermane, boksieri Xhek Paskali mori pjesë në kategorinë gjysmë të rëndë.

Paskali garoi në peshën 81 kg dhe arriti të mposhtë të gjithë kundërshtarët duke u shpallur kështu Kampion Kombëtar i Gjermanisë në këtë kategori sportive të boksit amator.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat