Profesori Jeff Horn mbron titullin, mposht me “KO teknik” britanikun Corcoran

Boksi

Profesori Jeff Horn mbron titullin, mposht me “KO teknik” britanikun Corcoran

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 20:57
Jeff Horn

Boksieri australian Jeff Horn ka mbrojtur sot titullin kampion bote në peshën “welter”, në kategorinë WBO, duke mundur me “KO teknik” në raundin e 11-të rivalin britanik Gary Corcoran, duel që u zhvillua në Brisbane të Australisë.

Kjo është hera e parë që “profesori” (ka punuar mësues më parë) Horn mbron titullin që pat fituar në korrik të këtij viti, kur mund me vendim unanim legjendën Manny Pacquiao. Edhe pse u dëmtua në sy, Horn e dominoi duelin, që u ndal nga gjyqtari në raundin e parafundit, duke korrur suksesin e 18-të në ring, ku nuk ka asnjë humbje (edhe një barazim).

Ndërsa për rivalin britanik kjo është disfata e dytë si profesionist, ndërkohë që numëron edhe 17 fitore në karrierë. Për Horn tani happen mundësi të reja, pasi ai mund të duelojë me kampionin amerikan të peshës “light-welterweight”, Terence Crawford, që është kampion i padiskutueshëm i ringut, duke mbajtur 4 tituj.

“Për mua kjo është një mundësi e madhe. Nëse njerëzit duan që kjo sfidë të ndodhë, atëherë ajo do të ndodhë”, tha Jeff Horn pas duelit të sotëm, të zhvilluar para fansave të tij. Një rival tjetër mund të jetë edhe britaniku Amir Khan, apo edhe një revansh me Manny Pacquiao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat