Kampionët e boksit shqiptarë rrëfejnë sherrin e çmendur për titullin në Gjermani

Boksi

Kampionët e boksit shqiptarë rrëfejnë sherrin e çmendur për titullin në Gjermani

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 23:43
Kampionët e boksit shqiptarë

Vetëm një muaj më parë, boksieri i njohur shqiptar Ferit Keta është shpallur kampion i Gjermanisë duke mposhtur boksierin gjerman Toni Thes, në një ndeshje jo pak problematike.

Vetëm pak sekonda pasi Keta u shpall fitues, në ring shpërtheu një sherr masiv, për të cilin Feriti dhe trajneri e kushëriri i tij Ismail Keta, folën në emisionin “Xing me Ermalin”.

Pasi u transmetua videoja e ndeshjes, Ismail Keta shpjegoi se gjithçka që ndodhi ishte rezultat i tensionimit të tepërt të kundërshtarit, i cili nuk donte të humbte titullin e madh. Keta madje shpjegoi se gjatë ndeshjes, ai e kishte goditur Feritin edhe me kokë, edhe me bërryl.

“Përveçse rrugaç, kundërshtari e goditi edhe nga mbrapa Feritin kur po festonte. Unë u futa në mes dhe e ndalova. Për shpirt ia kisha futur edhe unë një!”-u shpreh duke qeshur Ismail Keta duke shtuar se në atë moment ata ishin të gjithë në rrezik. Ai madje tregoi se në një moment që nuk e kishte vënë re, vëllai i tij i vogël Gjetani, gjithashtu kampion boksi, e godet njeherë në brinjë gjermanin dhe ai bie menjëherë përtokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat