Joshua: Unë nuk e di nëse Tyson do të rikthehet

Boksi

Joshua: Unë nuk e di nëse Tyson do të rikthehet

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 14:09
Anthony Joshua

Boksieri Anthony Joshua, kampioni i botës në peshat e rënda, është gati të “rock and roll” në ring me patriotin e tij Tyson Fury, në rast se ata do të përballen një ditë. Fury, ish-kampion bote, nuk ngjitet në ring që prej nëntorit 2015, kur mori titujt kampionë bote në peshat e rënda. Në një deklaratë për mediat, Joshua tha: “Unë nuk e di nëse Tyson do të rikthehet, apo në çfarë situate është tani gjendja e tij. Por, siç kam thënë gjithnjë, unë jam gati të përballem me të dhe t’i tregoj vendin. Do të “kërcej” në ring me të. Nëse ai dëshiron të përballet me mua verën e ardhshme, atëherë le të vijë.

Unë po i lëshoj sfidën, tashmë topi është në fushën e tij. Unë jam gati të “rock and roll” me të, nuk më intereson se çfarë mendon ai”, u shpreh kampioni britanik. Ndërsa Fury pritet që sfidën e parë pas rikthimit ta zhvillojë ndaj një tjetër britaniku, Tony Bellew.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat