Cyborg mbron titullin kampion, mposht Holm me vendim unanim

Boksi

Cyborg mbron titullin kampion, mposht Holm me vendim unanim

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 10:27
Nga dueli mes Holm dhe Cyborg

Ctris Cyborg mbron titullin kampion bote në peshën featherweight (pesha pupël), pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Holly Holm, një përballje spektakolare me 5 raunde zhvilluar në Las Vegas në eventin e UFC-219. Një duel i jashtëzakonshëm mes dy sportistesh kampione dhe ikona në artet marciale mikse, 5 raunde të forta ku të dyja sportistet dueluan fort dhe e kërkuan fitoren.

Madje vendimi i gjyqtarëve edhe pse unanim, ishte i ngushtë në favor të kampiones braziliane. Gjyqtarët votuan 49-46, 48-47 dhe 48-47 në favor të kampoiones braziliane, që korri fitoren e 19-të në artet marciale mikse, ku ka vetëm një humbje. Ndërsa për Holm kjo ishte humbja e 4-t në karrierë, ku numëron edhe 11 fitore.

Të pesta raundet ishin të bukura, të dyja sportistet grushtuan fort njëra-tjetrën, por Cyborg ishte më e saktë se rivalja amerikane, që edhe pse rezistoi deri në fund nuk ia doli dot mbanë të rikthehej kampione e botës. Të dyja sportistet u goditën në fytyrë e gjakosën, në një “luftë” të vërtetë në kafaz, por Cyborg lëshoi më shumë grushte në fytyrën e rivales dhe kjo ndikoi në rezultatin final.

Holm mbeti e zhgënjyer nga humbja, pasi humbi një shans të artë për të qenë “mbretëresha” e padiskutueshme e arteve marciale mikse, ndërsa Cyborg konfirmohet si një luftëtare e fortë dhe e egër, që tregoi edhe një herë se është e pandalshme. Kjo ishte hera e parë për të që mbronte titulln kampion

Në ndeshjen tjetër të madhe të eventit të sotëm, Khabib Nurmagomedov, mundi me vendim unanim të gjyqtarëve Edson Barbosa (30-25, 30-25, 30-24), në një përballje të dominuar nga rusi, që mbeti i pamposhtur në kafaz (25 fitore asnjë humbje). Një sdidë e kontrolluar nga Nurmagomedov, që pati epërsi në të trija raundet dhe tashmë kërkon një duel për titull, ndaj kampionit të përkohshëm të peshës së lehtë Tony Ferguson, ose ndaj kampionit të botës Conor McGregor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat