Nëse McGregor nuk e mbron titullin deri në mars, ai do t’i hiqet

Boksi

Nëse McGregor nuk e mbron titullin deri në mars, ai do t’i hiqet

Më: 6 janar 2018 Në ora: 07:52
Conor McGregor

Koha në dispozicion të Conor McGregor po mbaron dhe pasi ka mbajtur peng për më shumë se një vit titullin kampion bote në peshën e lehtë, kampioni irlandez i arteve marciale mikse mund ta dorëzojë atë. E vetmja mundësi për të ruajtur statusin e kampionit është që ai të duelojë dhe ka kohë deri më 31 mars për ta bërë këtë gjë. Sipas presidentit të UFC-së, Dana White, irlandezit i është dhënë një ultimatum për t’u rikthyer në kafaz deri në mars të këtij viti.

“Për sa kohë që Conor McGregor është gati të duelojë deri në mars ai mund ta mbajë titullin. Ne po përgatisim duelin e peshës së lehtë mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson dhe fituesi i kësaj sfidë do të duelojë me McGregor për titullin kampion. Por, nëse Conor nuk ka ndërmend të ngjitet në kafaz deri në pranverë, atëherë dueli mes Nurmagomedov dhe Ferguson do të jetë për titullin kampion bote të peshës së lehtë dhe jo për titullin kampion të përkohshëm”, tha White.

“Kjo është një lojë me kohën, ne nuk mund ta lëmë Conor të vazhdojë përgjithnjë kështu dhe të mos u japim të tjerëve mundësinë të duelojnë për titull. Tony i ka kryer detyrat e tij dhe meriton të duelojë për titill. Tashmë gjerdani duhet të lëvizë dhe jo të qëndrojë pushim kaq gjatë”, tha presidenti i UFC-së. Conor McGregor nuk duelon në kafaz që prej nëntorit 2016, kur i mori titullin kampion në peshën e lehtë Eddie Alvarez, por irlandezi kërkon shumë të mëdha parash për t’u rikthyer në kafaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat