Joshua në bisedime me kundërshtarin e ri

Boksi

Joshua në bisedime me kundërshtarin e ri

Më: 11 janar 2018 Në ora: 12:49
Anthony Joshua

Eddie Hearn ka konfirmuar negociatat për zhvillimin e një meçi mes kampionit të botës në boks kundër Joseph Parker.

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn ka konfirmuar negociatat për zhvillimin e një meçi mes kampionit të botës në boks kundër Joseph Parker.

“Ne duam të arrijmë marrëveshje, sa më shpejtë që është e mundur”, deklaroi Hearn për “Sky Sports News”.

Joshua është në pritje të zyrtarizimit të kundërshtarit të parë për vitin 2018.

Britaniku është ende pa humbje në karrierën e tij si boksier profesionist në kategorinë e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat