Krasniqi: Nuk heqi dorë nga titulli i botës - Bota Sot
Krasniqi: Nuk heqi dorë nga titulli i botës

Boksi

E premte, 27 prill 2018

Krasniqi: Nuk heqi dorë nga titulli i botës

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2018 Në ora: 18:17
Haxhi Krasniqi gjatë një duelit

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Haxhi Krasniqi, vazhdon përgatitjet me ritëm të shtuar dhe sipas tij, është i gatshëm për meçin e 3 shkurtit. Junikasi është në formën më të mirë të mundshme dhe pretendon titullin e kampionit të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO. Këshilltari i Haxhiut, Luan Dreshaj, ka deklaruar, se përgatitjet shkojnë sipas dinamikës së paraparë. Boksieri më i mirë shqiptar, në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, tregon se ku aktualisht i zhvillon përgatitjet dhe flet për synimet e tija.

“Bota sot”: Haxhi Krasniqi rikthehet pas një kohe në ring, ku përgatitet më shumë dhe në cilat aspektet?

Haxhi Krasniqi: Po, me 3 shkurt është data e rikthimit. Përgatitjet në fakt i kam filluar që nga vera e kaluar, por një duel nuk u bë i mundur. Stërvitjet i kam bërë deri tani në Kampin Kinema në Bayerische Wald dhe stërvitjet e boksit në Frankfurt me trajnerin Magomed Shaburow.

“Bota sot”: Ka rreth tri javë para meçit, a besoni e shpresoni se do të jeni në formën më të mirë?

Haxhi Krasniqi: Deri me 3 shkurt besoj se do të jem i stërvitur shumë mirë dhe shpresoj që do të mund ta tregoi potencialin e madh që akoma e kam.

Image

Haxhi Krasniqi e Luan Dreshaj

“Bota sot”: Pavarësisht se kush do të jetë rival i juaj, çfarë do të thotë fitorja?

Haxhi Krasniqi: Për mua është shumë më rëndësi me ua kthye besimin tifozëve të mi, sepse pas çdo humbje tek tifozët shkaktojë një lloj përshtypje se deri aty edhe me shumë jo! Por, ka hapësirë akoma për më shumë suksese.

“Bota sot”: Synimi juaj është titulli i kampionit në kategorinë super të mesme, versioni WBO, a është ky viti i madh i juaj apo 2019?

Haxhi Krasniqi: Po, synimet i kam të njëjta, nuk heqi dorë nga titulli i botës. Në atë moment që do të vjen një ofertë për titullin e botës, unë do ta pranoj.

“Bota sot”: Ku do t’i zhvilloni përgatitjet e fundit, para meçit të madh?

Haxhi Krasniqi: Përgatitjet e fundit do t’i zhvilloj në CSC Boxverein në Frankfurt me trajnerin e boksit. Por ky duel me 3 shkurt do jetë vetëm një warm up, para dueleve të mëdha!

“Bota sot”: Luan, Haxhiu është para sfida të mëdha, a mendoni se ka një përvojë e madhe deri me tash, e cila do të jetë arma më e fortë për ta fituar titullin e botës?

Luan Dreshaj: Me 51 duele profesioniste dhe 46 fitore, ku ka boksuar dy herë për titullin e botës dhe një herë ndaj një legjende të ringut siç është Arthur Abraham. Haxhiu është boksieri më i suksesshëm shqiptar i të të gjitha kohërave dhe me këtë përvojë natyrisht se është në favor para shumë kundërshtarëve.

 “Bota sot”:  Si e sheh Haxhiun tani ndaj kundërshtarëve tjerë, një hap para?

Luan Dreshaj: Niveli më i lartë botëror është aq i vështirë, saqë nuk dihet kurrë cili është vërtet favorit më i madh i një boksieri, aty luajnë rol shumë faktorë, por Haxhiu është vetëm 30 vjeç dhe ka kohë të mjaftueshme për çdo kundërshtar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test