Marihuanë në veturë, Deontay Wilder dënohet me 60 orë në shërbim komunitetit - Bota Sot
Marihuanë në veturë, Deontay Wilder dënohet me 60 orë në shërbim komunitetit

Boksi

E mërkurë, 15 gusht 2018

Marihuanë në veturë, Deontay Wilder dënohet me 60 orë në shërbim komunitetit

Më: 13 janar 2018 Në ora: 08:22
Deontay Wilder

Një goditje e rëndë për kampionin e peshave të rënda të versionit WBC, Deontay Wilder.

Boksieri u kap nga policia me marihuanë dhe u dënua dhe me 60 orë shërbim në komunitet.

Një goditje kjo për imazhin e boksierit 31 vjeçar, i cili po përgatitet për një duel të madh kundër kamionit britanik Anthony Joshua.

Amerikani deri më tani ka pasur 39 fitore dhe asnjë humbje

Për më tepër që gjykata vendosi që ai do të qëndrojë në lirim me kusht për dy vjetët e ardhshme.

Në qershor, boksieri u ndalua nga policia amerikane pasi makina e tij i kishte xhamat e zinj.

Pas kontrolleve të imtësishme nga punonjësit e policisë në automjetin e Wilder u gjet dhe lëndë narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test