Fury: Joshua dhe Parker po përdorin emrin tim për të fituar popullaritet

Boksi

Fury: Joshua dhe Parker po përdorin emrin tim për të fituar popullaritet

Më: 27 janar 2018 Në ora: 10:03
Boksieret kampione bote Joshua dhe Parker

Më 31 mars do të zhvillohet ndeshja që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshat e rënda mes britanikut Anthony Joshua (kampion bote në kategoritë IBF dhe WBA) dhe neo-zelandezit Joseph Parker (kampion bote i kategorisë WBO). Një sfidë që pritet me padurim, teksa fituesi i saj mund të përballet gjatë verës me ish-kampionin Tyson Fury, që i ka mbajtur këto tituj, por i nxori vakant pasi doli pozitiv.

Por Fury deklaroi se emri i tij po përmendet nga patrioti i tij dhe menaxheri Eddie Hearn për t’i dhënë më shumë rëndësi sfidës së tij. “”Eddie, të lutem mos e përdor më emrin tim në media për t’i shtuar fansat e sfidës tënde dhe për të tërhequr më shumë popullaritet”, tha Fury.

“Ata po ndërtojnë duelin e tyre mbi famën time dhe e përdorin emrin tim për të shitur bileta e afruar sponsor. Eddie, ti e pate shansin të organizojë duelin tim me Joshua, por refuzove shumë herë. Unë ta kam thën qindra herë se ajo përballje do të bëhet sipas kushteve të mia dhe fitimi do të jetë 60% për mua dhe 40% për Joshua. Do të shihemi nqë verën apo vjeshtën e 2019-ës”, u shpreh Tyson Fury, duke konfirmuar se ai kërkon 60% të të ardhura nga duel mes Joshua. Boksieri Tyson Fury nuk duelon prej më shumë se dy vitesh, që kur u shpall kampion bote në nëntor të 2016-ës ndaj Wladimir Klitschko dhe më pas anulloi dy herë revanshin për shkak të dëmtimeve. Më pas ai doli pozitiv me kokainë në shtator të 2016-ës dhe dorëzoi titujt, ende i pamposhtur në ring.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat