Sherr gjatë prezantimit të duelit Khan-Lo Greco, boksierët grushte mes tyre

Boksi

Sherr gjatë prezantimit të duelit Khan-Lo Greco, boksierët grushte mes tyre

Më: 30 janar 2018 Në ora: 17:49
Shifrat e boksiereve Khan dhe Lo Greco

Prezantimi i duelit të boksit mes britanikut Amir Khan dhe kanadezit Phil lo Greco ka patur një moment tensioni. Boksieri kanadez ka thumbuar rivalin britanik gjatë kohës që po fliste në konferencën e shtypit dhe reagimi i Khan ka qenë i menjëhershëm, duke i hedhur gotën me ujë rivalit.

Një moment që ka irrituar dy boksierët dhe u desh ndëhyrja e trajnerëve dhe menaxherit Eddie Hearn, që ndodhej mes dy boksierëve që situata të qetësohej. Siç dihet, dy boksierët do të duelojnë mes tyre më 21 prill në “Echo Arena” të Liverpulit.

Edhe para se të niste konferenca e shtypit dy boksierët kanë thumbuar me fyerje njëri-tjetrin, por kulmi ishte kur Lo Greco fyu britanikun në lidhje me jetën e tij private, në lidhje me bashkëshorten e Khan. Kjo solli reagimin e britanikut, që i hodhi gotën me ujë në fytyrë dhe më pas stafet e boksierëve ndërhynë për të vendosur paqen.

Kjo ngjarje tregon se sfida mes dy boksierëve ka për të qenë mjaft e “nxehtë”, pasi marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë. Khan, ish-kampion bote, rikthehet në ring pas gati dy vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat