Ja ku mund ta ndiqni meçin e boksit mes Haxhi Krasniqit dhe Bartlomiej Grafka

Boksi

Ja ku mund ta ndiqni meçin e boksit mes Haxhi Krasniqit dhe Bartlomiej Grafka

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 19:33
Haxhi Krasniq

Pothuajse 10 muaj pas humbjes nga gjermani Arthur Abraham, boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, sonte zbret në ring për t’u ndeshur me polakun Bartlomiej Grafka.

Me këtë meç, Krasniqi do ta nisë rrugëtimin për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote për peshat super të mesme.

Junikasi me shtetësi gjermane vitin 2018 do ta nisë me duelin që do ta zhvillojë në “Gas Arena” në Halle të Gjermanisë kundër polakut Bartlomiej Grafka.

Kjo do të jetë sfida e parë e Krasniqit që nga muaji prill i vitit të kaluar kur e pati pësuar humbjen e rëndë nga Arthur Abraham.

Bartlomiej Grafka i ka fituar 20 nga 50 meçet që i ka zhvilluar në karrierë, duke i humbur 27 sosh dhe duke barazuar në tre të tjerë.

Në anën tjetër, Krasniqi i ka 45 fitore dhe pesë humbje, gjë që e bën atë favorit, për çka ndihmohet edhe nga motivi ekstra i lartë për t’iu ofruar titullit.

Këtë meç mund ta ndiqeni në Super Sport në platformën digjitale IPKO. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat