Haxhi Krasniqi i fuqishëm kundër polakut - Bota Sot
Haxhi Krasniqi i fuqishëm kundër polakut

Boksi

E diel, 27 maj 2018

Haxhi Krasniqi i fuqishëm kundër polakut

Nga: K.G. Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 21:58
Fitore e madhe e Haxhi Krasniqit kundër polakut, Grafka

(E plotësuar) - Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, apo Robin, siç njihet më së shumti, arriti të triumfojë në sfidën ndaj polakut Grafka, pas 8 raundesh.

Në një atmosferë fantastike, të krijuar nga tifozëria shqiptare, që nuk rreshti së mbështeturi Robin Krasniqin, 30-vjeçari nga Juniku ia doli të zhvillojë një ndeshje mjaft të mirë në 4 raundet e parë, ndërsa në 4 të tjerët ndjeu lodhjen dhe si rrjedhojë, lëshoi terren ndaj kundërshtarit.

Gjithsesi, ia doli të ruajë avantazhin fillestar dhe të triumfojë në këtë sfidë. Krahas Robinit, këtë mbrëmje triumfuan edhe boksierët shqiptarë, Elvis Hetemaj dhe Jurgen Uldedaj. Krasniqi rikthehej në ring pas thuajse 10 muajsh, kur humbte përballë gjermanit Arthur Abraham.

Image

 * * * * *

Fitore e madhe e Haxhi Krasniqit kundër polakut, Grafka, në fakt e hap rrugën për t'u ngjitur në luftë për titullin e kampionit. Një fitore e madhe në versionin WBO në kategorinë super të mesme.

Kjo është fitorja e 47-të në karrierën e Krasniqit, i cili synon titullin e kampionit botëror në kategorinë e peshave super të mesme.

Image

* * * * *

Rundi i tetë, Krasniqi ka të lënduar paksa syrin, ku i rrjedhë gjak.

* * * * *

Rundi i shtatë, të dy boksierët luftojnë me të gjitha forcat, Krasniqi është më kërkues. Në fakt, edhe polaku gjithnjë duket i papërshtatshëm.

* * * *

Boksieri Haxhi Krasniqi dhe polakut Bartlomiej Grafka, një luftë mjaft interesante dhe që kënaq edhe tofozët e pranishëm në sallë. Rundi i gjashtë, Krasniqi synon ta përfundoi sa më parë meçin. Polaku mbahet mjaft mirë.

Fillon meçi i Haxhi Krasniqit ndaj polakut Grafka

Ka filluar meçi i boksit mes shqiptarit Haxhi Krasniqi dhe polakut, Bartlomiej Grafka.

Me këtë meç, Krasniqi nisë rrugëtimin për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote për peshat super të mesme.

Takimi është duke u zhvilluar në “Gas Arena” në Halle të Gjermanisë dhe është një ndeshje kualifikuese drejt titullit të Gjermanisë. 

Kjo është sfida e parë e Krasniqit që nga muaji prill i vitit të kaluar, kur pësoi humbje nga Arthur Abraham.

Bartlomiej Grafka i ka fituar 20 nga 50 meçet që i ka zhvilluar në karrierë, duke i humbur 27 sosh dhe duke barazuar në tre të tjerë.

Në anën tjetër, Krasniqi i ka 45 fitore dhe pesë humbje, gjë që e bën atë favorit, për çka ndihmohet edhe nga motivi ekstra i lartë për t’iu ofruar titullit.

Gjithçka që duhet të dini për super meçin Krasniqi – Grafka

10 muaj pas humbjes nga gjermani Arthur Abraham, Haxhi Krasniqi do të hyjë në ring për meçin e ardhshëm.

Sonte në ora 20:00, Krasniqi do të përballet me polakun Bartlomiej Grafka.

Meçi, i vlefshëm për kategorinë super të mesme do të mbahet në Halle të Gjermanisë.

29-vjeçari Grafka ka 20 fitore në karrierë, ndërsa ka humbur 27 herë dhe ka barazuar tri herë. Krasniqi, në anën tjetër, ka 46 fitore dhe pesë humbje.

Më 22 prill të vitit të kaluar, Krasniqi humbi shansin në luftën për titull bote kur u mposht nga Abraham.

Në rast fitoreje, 30-vjeçari kosovar shton shanset për t’iu afruar titullit kampion bote.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test