Boksieri shqiptar fiton titullin “International German Championship”

Boksi

Boksieri shqiptar fiton titullin “International German Championship”

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 22:08
Jurgen Uldedaj dhe Jakub Synek

Talenti shqiptar i boksit, Jurgen Uldedaj, vijon në rrugën e suksesve. Së fundmi, ai ka fituar titullin “German International Cruiserweight” në boks për peshat 90 kilogramë. Boksieri 20-vjeçar mundi çekun Jakub Synek, teksa dominoi gjatë gjithë takimit ndaj çekut 33-vjeçar, duke e hedhur në tapet në raundin e 8-të, por Synek nuk u dorëzua duke vazhduar sfidën.

Edhe raundi i 9-të vazhdoi nën vazhdimësinë e talentit lezhjan dhe shpesh goditjet e tij ndaleshin nga gjyqtari. Në përfundim të 10 raundeve, 20-vjeçari Jurgen Uldedaj ka triumfuar, duke marrë fitoren me vendim unanim të tre gjyqtarëve.

Jurgen Uldedaj erdhi në këtë përballje të parë për këtë titull, pas 7 ndeshjeve dhe 7 fitoreve bindëse si profesionist. Dy nga tetë fitoret, ai i ka fituar me nokaut. Boksieri Jurgen Uldedaj prej po tërheq vëmendjen e trajnerëve botërorë të boksit, të cilët e kanë konsideruar lezhjanen si një super talent i këtij sporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat