Marrëveshja, Pacquiao në ring më 14 prill ndaj Mike Alvarado

Boksi

Marrëveshja, Pacquiao në ring më 14 prill ndaj Mike Alvarado

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 08:14
Manny Pacquiao dhe Mike Alvarado

Një duel në peshën “welter” mes ikonës Manny Pacquiao dhe Mike Alvarado është duke u finalizuar për t’u zhvilluar më 14 prill. Një sfidë që do të zhvillohet në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, në të njëjtën mbrëmje ku do të zhvillohet edhe përballja tjetër e kësaj peshe, por për titullin kampion bote mes kampionit në fuqi Jeff Horn dhe sfidantit Terence Crawford. Gjithçka pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme, pasi të hidhet firma në kontratë.

Lajmin e kanë konfirmuar mediat amerikane, që shprehen se filipinasi Pacquiao, ish-kampion bote në peshën “welter”, është gati të rikthehet në ring 10 muaj pas duelit të fundit, atë ndaj Horn, ku humbi edhe titullin kampion. Përballë 39-vjeçarit filipinas do të jetë amerikani Mike Alavarado, 37 vjeç, që në karrierën e tij ka arritur 38 fitore dhe 4 humbje.

Edhe menaxheri Bob Arum ka konfirmuar se marrëveshja është pranë. “Po, Mike është një mundësi e mirë për Pacquiao, madje për të dy boksierët, që do të jenë sfidë e dytë e kësaj mbrëmje e madhe në Nju Jork. Kam biseduar me Manny, është dakord dhe po shohim mundësinë që gjithçka të finalizohet shumë shpejt”, tha Arum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat