Mesazhi i Haxhi Krasniqit: Ja ku jam sërish...

Boksi

Mesazhi i Haxhi Krasniqit: Ja ku jam sërish...

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 14:36
Mesazhi i Haxhi Krasniqit: Ja ku jam sërish...

Boksieri i mirënjohur Haxhi Krasniqi është i ngazëllyer me fitoren e madhe ndaj Bartlomiej Grafka nga Polonia, në kategorinë super të mesme në versionin WBO. Krasniqi po rikthehet në luftë për titullin e kampionit të botës. Ai shkëlqeu kundër polakut.

“Ja ku jam sërish! Fitorja e bindshme e ditës së djeshme ishte për mua dhe tifozët e mij shumë e rëndësishme, prandaj po kthehem i lumtur në shtëpi. Më shumë se 5 muaj punë i kam pas vetës tani dhe kjo nuk do ishte e mundur pa ekipin tim të mrekullueshëm. I falënderoj të gjithë nga zemra. Një falendërim special e kam për Digitalb dhe SuperSport”, shkruan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat